Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, për të diskutuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Në njoftimin e Kuvendit, Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe për kontributin e saj në zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të vendit.




