Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar Rusinë të mos përfshihet në konfliktin me Iranin.
Komentet e tij vijnë pas telefonatës së presidentit amerikan Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin, sipas raportimeve të CNN. Hegseth e përshkroi bisedën si një “thirrje të fortë” dhe shpresonte që kjo të riafirmonte “mundësinë për pak paqe” në luftën e Rusisë me Ukrainën.
Ai shtoi se telefonata gjithashtu riafirmoi “njohjen se, për këtë konflikt, Rusia nuk duhet të përfshihet”.




