Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni peshk të paktën 2 herë në javë për të ndihmuar shëndetin e zemrës.
Studimet e Universitetit McMaster në Ontario, Kanada, tregojnë se dy racione peshku në javë mund të ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjeve në tru.
Një racione prej rreth 175 gramësh për çdo ditë mund të ndihmojë trupin të mbajë nën kontroll këto sëmundje, edhe për personat që tashmë vuajnë nga to.
💡 Peshku është i pasur me omega-3, që ul inflamacionin në trup dhe mbron zemrën.
Disa nga peshqit më të rekomanduar janë:
Sardelet 🐟
Salmoni 🐠
Toni 🐟
Përveç peshkut, mund të shtoni në dietë edhe arra, farat chia dhe lloje të tjera me yndyrna të shëndetshme 🌰.
Sipas ekspertëve, përfituesit kryesorë janë personat me rrezik më të lartë nga sëmundjet kardiovaskulare, por konsumi i peshkut është i dobishëm për të gjithë.




