Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me shefen e operacioneve të NATO-së, Blanca Hereza.
Gjatë takimit, Maqedonci e njoftoi Herezan për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe për planet e ardhshme të tyre.
Ai theksoi se bashkëpunimi me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) vazhdon me përkushtim dhe ritheksuar se objektivi kryesor është anëtarësimi i Kosovës në NATO, për të forcuar kontributin e vendit dhe FSK-së në stabilitet dhe paqe rajonale.




