Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka vendosur të anuloj vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend. Zyrtarët e Komisionit Evropian konfirmuan se Kos e ka njoftuar për vendimin e saj kryeministrin Albin Kurti.
Vizita ishte parashikuar për mesin e kësaj jave dhe do të ishte hera e parë që Kos viziton Kosovën që nga marrja e detyrës në dhjetor 2024. Arsyeja e shtyrjes lidhet me krizën institucionale dhe pritjen e vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Zyra e Komisionit Evropian tha se Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur dhe shprehu keqardhje për zhvillimet politike, duke mos bërë koment të mëtejshëm deri në finalizimin e situatës.




