Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se Kosova po “ia sheh sherrin” pushtetit aktual.
Ajo iu referua edhe një deklarate të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se paralajmërimi i tij po realizohet. Sipas Musliut, Kurti nuk po punon për interesat e Kosovës, por për ministrin Nenad Rashiq.




