Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se përmbysja e regjimit në Iran varet nga vetë populli iranian.
Ai tha se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të godasin Teheran, duke theksuar se veprimet e deritanishme kanë ndikuar në dobësimin e regjimit.
Sipas Netanyahut, nëse veprimet e tyre kombinohen me reagimin e popullit iranian, mund të arrihet ndryshimi në vend. Ai shtoi gjithashtu se pozicioni i Izraelit në botë ka pësuar një ndryshim të madh.




