Vjosa Osmani mori pjesë në një iftar të organizuar në Lipjan, ku gjatë fjalës së saj theksoi rëndësinë e ruajtjes së komunikimit dhe bashkëpunimit në politikë.
Ajo u shpreh se “urat e komunikimit” nuk duhet të prishen, pasi sipas saj palët politike shpesh përfundojnë sërish në të njëjtën tryezë për të diskutuar.
Në këtë iftar ishte i pranishëm edhe deputeti Haxhi Avdyli, i cili së fundmi është larguar nga partia e themeluar nga Osmani.
Sipas raportimeve të Klan Kosova, në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Lipjani.




