Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar nisjen e procesit për rikthimin e rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në vend.
Sipas Pacollit, vendimi do të mundësojë identifikimin dhe largimin gradual të pengesave të vjetruara në shtretërit e lumenjve, përfshirë digat e vogla dhe pragjet.
“Synojmë të përmirësojmë cilësinë e ujit, të rikthejmë migrimin natyror të faunës ujore dhe të zvogëlojmë rreziqet nga përmbytjet që shkaktohen nga bllokimi i mbeturinave dhe drunjve gjatë prurjeve të mëdha,” shkroi Pacolli.




