Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, tha se partia e tij respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës lidhur me masën e përkohshme për vendimin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.
Ai theksoi se PDK gjithmonë i ka respektuar vendimet e kësaj gjykate, edhe kur ato nuk kanë qenë në favor të saj.
Behrami kritikoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se zhvillimet e fundit në Kuvend tregojnë, sipas tij, për një qasje që synon sundimin dhe jo qeverisjen normale të institucioneve.




