Vjosa Osmani, presidentja e Republikës së Kosovës, priti në takim gjeneral brigade Dr. Sven Lange, Drejtor në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), dhe znj. Blanca Hereza Atienza, përfaqësuese e NATO-s.
Gjatë takimit, presidentja shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, si dhe mbështetjen në zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ajo falënderoi veçanërisht Dr. Lange për kontributin e tij gjatë mandatit njëvjeçar dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik.




