Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Burim Ramadani, ka reaguar mbi zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Ai tha se kryeministri Albin Kurti ka të drejtë të propozojë kandidatin për këtë post, por thekson se kjo nuk është zgjidhja më e mirë për tejkalimin e krizës politike.
Ramadani theksoi se vendi do të përfitonte më shumë nga një kandidat që gëzon mbështetje të gjerë politike, duke e quajtur këtë qasje si më të përshtatshme për tejkalimin e krizës së thellë politike. Ai shtoi se vetëm përmes një kandidature konsensuale mund të arrihet stabiliteti politik në vend.




