Më 9 mars 2026, rreth orës 20:50, një 21-vjeçar, SH.K., u sulmua me mjet të mprehtë (thikë) në bulevardin “Ismajl Raka”, pranë urës së qytetit në Kaçanik. Viktima u dërgua fillimisht në Emergjencën e Kaçanikut, më pas në Ferizaj, dhe për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK).
Policia siguroi vendin e ngjarjes dhe ndërmori veprime hetimore intensive. Si rezultat, u identifikua dhe u arrestua një adoleshent 17-vjeçar, J.Sh., i cili u intervistua në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u ndalua për 24 orë për procedura të mëtejshme hetimore. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë.




