Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentes Vjosa Osmani.
Ai tha se është “bukur shokuese” të dëgjojë se Osmani, sipas tij, ka vepruar në sinkronizim të plotë kundër opozitës, duke i shërbyer kauzës elektorale të kryeministrit Albin Kurti.




