Uthulla e mollës, e përdorur që nga viti 400 para erës sonë, njihet si një “eliksir” natyral që lufton bakteret dhe mbështet një jetë të shëndetshme. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, uthulla më e mirë është ajo e pafiltruar, e bërë nga mollë të freskëta dhe e vjetëruar në fuçi druri për të përmirësuar shijen.
Ngjyra e saj është kafe e ndezur dhe në fund të shishes mund të shihet një substancë e quajtur “nëna”, e pasur me enzima, antioksidantë, proteina dhe baktere të dobishme.
Uthulla e pafiltruar përmban minerale si kalium, fosfor, magnez, sulfur dhe hekur. Acidi malik që ajo ofron ndihmon në djegien e yndyrnave, rrit energjinë, largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.
Kaliumi i saj mban enët e gjakut në formë dhe parandalon lodhjen, dhimbjet e kockave dhe muskujve, përmirëson kujtesën dhe humorin, dhe ndihmon në mbajtjen e trupit të ngrohtë. Uthulla e mollës është një aleat natyral për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit.




