Sot shënohen 45 vjet nga demonstratat studentore të vitit 1981 në Kosovë. Ato nisën më 4 mars në Prishtinë si protestë spontane e studentëve për kushte më të mira në mensë, por u shtypën me dhunë nga policia.
Protestat vazhduan më 11 mars dhe më pas më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, duke u shndërruar në demonstrata masive ku iu bashkua edhe klasa punëtore, e cila kërkonte lirimin e studentëve të arrestuar.




