Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se protesta e opozitës që do të mbahet nesër në orën 10:00 në Tiranë do të shënojë një etapë të re vendimtare për vendin.
Ai tha se opozita do të udhëheqë një “kryengritje paqësore” me qëllim rrëzimin e regjimit, duke shprehur besimin se qytetarët do t’i dalin zot interesit të tyre dhe të vendit.




