Një delegacion i Komandës së Logjistikës së FSK-së realizoi vizitë zyrtare në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit në Berlin, me ftesë të Gjenerallejtënant Dr. Ralf Hoffmann.
Gjatë vizitës, delegacioni mori pjesë në ushtrimin mjekësor “MEDVAL QUADRIGA 2026”, ku ndoqi procedurat e trajtimit dhe evakuimit të të lënduarve, dhe u takua me përfaqësues të NATO COE dhe shërbimeve mjekësore të ushtrive mike.
Delegacioni falënderoi Bundeswehrin për mbështetjen e vazhdueshme dhe diskutoi zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes shërbimeve mjekësore të të dy ushtrive.




