Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë një moment emocional me nënën e tij, Lumnije Thaçi, gjatë iftarit. Ai publikoi një fotografi në rrjetet sociale, duke shprehur ndjesinë e mungesës së babait në tryezën e iftarit.
“Tryeza është më e qetë pa ty. Lutjet tona në këtë muaj të Shenjtë janë që të jemi përsëri bashkë”, shkroi Endrit Thaçi, duke reflektuar mbi rëndësinë e familjes dhe bashkimit në këtë kohë të shenjtë.




