Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se qëllimi i tyre është marrja e pushtetit në mënyrë të plotë.
Hoxhaj tha se Kurti nuk ka qenë i interesuar të ofrojë stabilitet politik dhe të zgjidhë çështjen e Presidentit. “Pikërisht kjo çka ka ndodhur vitin e kaluar dhe tash është e njëjta. Se vitin e kaluar nëse dikush i ka pasur 48 deputetë dhe u ka thënë qytetarëve ‘Ju rritë ndera’, nuk më vyn i ktheu mbrapa, më vyn 57 deputetë, i mori 57 deputet, tash përsëri po thotë s’pom vyn. Kjo flet jo për kapje por për superkapje të shtetit”, deklaroi Hoxhaj në Klan Kosova.
Ai e përshkroi këtë situatë si një tentativë për “superkapjen e shtetit”, duke kritikuar mënyrën se si Vetëvendosje ka menaxhuar pushtetin që nga zgjedhjet e fundit.




