Modelja Georgina Rodríguez është larguar nga Riyadh së bashku me fëmijët dhe ka udhëtuar drejt Madrid, mes tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme.
Në rrjetet sociale ajo ka ndarë momente nga vizita me fëmijët në Valle de Cuelgamuros në Spanjë, ku mori pjesë edhe në një meshë.
Ndërkohë, partneri i saj Cristiano Ronaldo ndodhet gjithashtu në Madrid për trajtim të një dëmtimi, sipas trajnerit të Al-Nassr FC, Jorge Jesus.




