Alush Kastrati, 80 vjeç nga fshati Zatriq i Rahovecit, i cili ishte shpallur i zhdukur më 7 mars, është gjetur i vdekur.
Lajmin e konfirmoi kryetari i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, Mentor Maloku, duke theksuar se në operacionin e kërkimit kanë qenë të angazhuar policia, ekipet kërkim-shpëtimit, pjesëtarë të FSK-së dhe njësiti i qenve K9, që punuan pa ndërprerje që nga e shtuna në mbrëmje.




