Gjykata Speciale ka bërë të ditur përmes faqes së saj zyrtare në “X” se të drejtat e të akuzuarve respektohen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Sipas njoftimit, nëse një i akuzuar nuk është i kënaqur me ndonjë vendim, ai ka të drejtë ta apelojë te një panel i veçantë gjyqtarësh dhe, si mjet i fundit, te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese.
“Gjyqtarët ndjekin Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimet e mëparshme të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të siguruar vendime të drejtë dhe të bazuara në ligj. Vetëm Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka zbatuar të paktën 160 raste të tilla për të garantuar përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, thekson Specialja.
Ky njoftim vjen për të rikonfirmuar angazhimin e Gjykatës Speciale për sigurinë e të drejtave ligjore dhe mbrojtjen e të akuzuarve gjatë gjithë procesit gjyqësor.




