Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot demonstratën e fuqishme të 11 marsit, e cila shënoi një pikë kthese në lëvizjen popullore të studentëve.
Në postimin e tij, ai ka nderuar guximin dhe vizionin e secilit student të Universitetit të Prishtinës, të cilët 45 vjet më parë sfiduan frikën dhe i dhanë shpirt kauzës për liri.
“Mirenjohës përjetë për sakrificën dhe vendosmërinë e tyre,” shkruan Haradinaj, duke kujtuar rëndësinë historike të këtij momenti për qytetarinë dhe lirinë e Kosovës.




