Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka uruar themeluesit dhe anëtarët e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me rastin e 36-vjetorit të themelimit të kësaj organizate.
Bajrami shprehu urimet më të sinqerta për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në këtë forum, ndërsa ftoi të rinjtë që ende nuk janë pjesë e tij që t’i bashkohen.
Ajo theksoi se të rinjtë që nuk janë të kënaqur me situatën aktuale politike dhe dëshirojnë të kontribuojnë për ndryshim, janë të mirëpritur në “shtëpinë e demokracisë”, duke shtuar se dyert e LDK-së janë të hapura për ta.




