Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar se po zhvillon mbikëqyrje intensive për zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të derivateve të naftës.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit më 10 mars ishte 1.45 euro për litër për dizel dhe 1.17 euro për benzinë. Ndërkohë, në tregun vendor çmimi i dizelit varion nga 1.44 deri në 1.54 euro për litër, ndërsa i benzinës nga 1.18 deri në 1.31 euro për litër.
Autoritetet theksojnë se marzha maksimale e lejuar është 2 cent për litër në shitjen me shumicë dhe 12 cent në shitjen me pakicë.




