Irani ka intensifikuar sulmet në Lindjen e Mesme, duke goditur ambasadat, bazat amerikane dhe infrastrukturën e mbrojtjes ajrore. Sipas mediave dhe zyrtarëve iranianë, bazat amerikane në Al Udeid (Katar), Kampin Arifjan (Kuvajt) dhe Harir (Irak) janë sulmuar me raketa, ndërsa gjithashtu është prekur Flota e Pestë Detare e SHBA-së.
Sulmet janë cilësuar si më intensive që nga fillimi i konfliktit, ndërsa SHBA-ja ende nuk ka dhënë koment zyrtar mbi incidentet.




