Gazetari Lirim Mehmetaj sjell ekskluzivisht pamjet brenda kampit të Njësisë Speciale të Policisë “Belvedere” në Mitrovicë.
Ai përshkruan ambientet si të papërshtatshme, me kontejnerë të vjetruar dhe oborri që duket si impiant për mbeturina.
Mehmetaj kritikon autoritetet për lënien e punonjësve të vuajnë në kushte të rënda, duke krahasuar situatën me një kamp përqendrimi, pavarësisht se bëhet fjalë për njësitë më elitë të Kosovës.




