Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, mori pjesë në punëtorinë e Projektit IRIS – Përmirësimi i Sistemeve të Ujitjes, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Projekti synon modernizimin e sistemeve të ujitjes dhe rritjen e produktivitetit bujqësor, duke përfituar mbi 7,000 fermerë në skemën Radoniqi–Dukagjini.
Ministri Muja theksoi se investimet në ujitje janë prioritet për rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e rendimenteve, ndërsa falënderoi Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore për mbështetjen.
Deri tani, mbi 11,000 hektarë tokë janë pajisur me sisteme të përmirësuara, duke tejkaluar objektivat e projektit.




