Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare z. Fehmi Xhata dhe përfaqësuesja nga ambasada britaneze në Kosovë znj, Emma Huntley në kuadër të partneritetit dhe bashkëpunimit, nënshkruan marrëveshje mbi pranim-dorëzimin e një donacioni të rëndësishëm për Policinë e Kosovës.
Kjo marrëveshje ka të bëjë me dhurimin e 2 automjeteve dhe 16 dronëve me pajisje përcjellëse vlera totale e të cilit arrin 153.000,00€ , Ky donacion do të ndihmoj njësitet policore në raste të ndryshme, si në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë.
Pajisjet e specializuara do të luajnë rol shumë të rëndësishëm, do të ndihmojnë dhe profesionalizojnë edhe më tepër punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm.
Policia e Republikës së Kosovës falënderon Ambasadën Britanike në Kosovë për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, e cila këtë donacion do ta vërë në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, patrullimit kufitar, si dhe shërbimit sa më efikas e cilësor ndaj qytetarëve dhe vendit.




