Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, gjatë një vizite në Londër u takua me të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.
Në takim, ku mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mbështetjen britanike për reformat dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.




