Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se katër zyrtarë të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca janë certifikuar si Specialistë të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
Ai theksoi se përmes këtyre trajnimeve po forcohen kapacitetet profesionale dhe standardet e sigurisë në institucionet e Kryeqytetit.




