Në përvjetorin e demonstratave të 11 Marsit 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar rëndësinë historike të kësaj date, duke e quajtur “kufirin e territ me agun e lirisë”. Ai kujtoi se protestat studentore, të përkrahura nga gjithë atdhetarët shqiptarë në ish-Jugosllavi, ishin hapi i parë drejt çlirimit të vendit më 1999.
Sipas Lladrovcit, represioni shtetëror pas 11 Marsit vetëm e forcoi bashkimin e shqiptarëve rreth kauzës për liri. Demonstratat e vitit 1981 u bënë një pikë reference për popujt e shtypur të bllokut socialist dhe, pas disa vitesh, u shndërruan në rezistencë paqësore dhe më pas aksione të armatosura deri në luftën e Ushtris Çlirimtare të Kosovës.
“Lavdi bijave e bijve më të devotshëm të kombit që ranë në barrikada! Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, përfundoi Lladrovci, duke kujtuar sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.




