Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka paralajmëruar se tensionet në Lindjen e Mesme dhe çrregullimet në tregun global të energjisë po ndikojnë në rritjen e çmimeve të derivateve në Kosovë./EO/
Ai tha se rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pritet të reflektohet edhe në transport, industri dhe në çmimet e produkteve për konsumatorët, duke rritur inflacionin. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për dizel është rreth 1.44 euro për litër, ndërsa për benzinë 1.17 euro.




