Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për bashkim politik dhe qytetar, duke theksuar se vendi ka nevojë për një qasje të re për të përballuar sfidat aktuale.
Ai ka deklaruar se krizat e vazhdueshme politike, përplasjet dhe akuzat e ndërsjella po e lodhin shoqërinë dhe po e pengojnë zhvillimin e vendit. Sipas tij, Kosova ka nevojë për një vizion që bashkon spektrin politik dhe forcon orientimin drejt Perëndimit.
Abdixhiku theksoi se institucionalistët, mbështetësit e republikës dhe të gjithë ata që përkrahin rrugën euroatlantike mund të gjejnë një platformë të përbashkët në LDK.
Ai nënvizoi se synimi është krijimi i një projekti politik që tejkalon interesat personale, dallimet dhe pakënaqësitë e së kaluarës.
Sipas tij, një bashkim i tillë do të mundësonte normalizimin e jetës politike, forcimin e shtetit dhe përshpejtimin e integrimit të Kosovës në strukturat perëndimore.//eo//




