Mesfushori shqiptar i Hajduk Split, Adrion Pajaziti, është ndëshkuar me tre ndeshje pezullim pas incidentit gjatë çerekfinales së Kupës së Kroacisë kundër Rijekës, ndeshje që Hajduku e humbi 3-2.
Pajaziti u përjashtua pasi e tërhoqi për krahu gjyqtarin e katërt dhe ofendoi ekipin e gjyqtarëve, duke bërë që kartoni i kuq të vlejë edhe për ndeshjet e radhës të kampionatit.
Ai do të mungojë ndaj Lokomotiva Split dhe Vukovarit, dhe pritet të rikthehet pas pushimit ndërkombëtar në ndeshjen ndaj Istrës në fillim të prillit.
Mesfushori i lindur në Londër ka luajtur 29 ndeshje me Hajdukun këtë sezon.




