Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, tha se përparimi i Kosovës drejt anëtarësimit në BE është i ndaluar për shkak të mungesës së progresit në dialog dhe bllokadave institucionale.
Sipas Arifit, Parlamenti Evropian ka theksuar se Kosova nuk mund të ecë drejt Bashkimit Evropian pa rezultatet e bisedimeve me Serbinë.
Ai akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po shmang obligimet nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, duke krijuar pengesa në institucionet e vendit, gjë që ndalon dialogun dhe rrugën evropiane të Kosovës.




