Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftojnë tërheqjen nga tregu të disa paketimeve të qumështit për foshnje APTAMIL 1 dhe APTAMIL 2 (830 g) për shkak të pranisë së toksinës cereulide.
Produktet e identifikuara janë:
APTAMIL 1 – 830 g: rreth 5 paketime, skadimi 01.09.2026 dhe 17.11.2026.
APTAMIL 2 – 830 g: rreth 9–10 paketime, skadimi 04.07.2026 dhe 30.07.2026.
Kontrollet treguan se paketimet nuk janë në shitje dhe ndodhen të bllokuara në depo, duke u përgatitur për asgjësim sipas procedurave të sigurisë ushqimore.
Rreziku për konsumatorët konsiderohet i ulët, dhe deri më tani nuk ka raportime apo ankesa nga qytetarët. Autoritetet do të vazhdojnë monitorimin e tregut për sigurinë ushqimore.




