Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, për të diskutuar mbi sfidat dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Begaj theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet një zë i fuqishëm në mbrojtje të komuniteteve shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.




