Ylli i Rubin Kazanit, Dardan Shabanhaxhaj, i ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjen e play-offit ndaj Sllovakisë, nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një lëndimi.
25-vjeçari, i cili më parë ishte pjesë e Austrisë U21, pritet të rikthehet në planet e përzgjedhësit Franco Foda pas përfundimit të periudhës së rikuperimit.
Lista zyrtare e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme do të publikohet javën e ardhshme.




