Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku portreti i ish-presidentit Hashim Thaçi shihet në një depo të mbushur me mbeturina, e cila i përket Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në emisionin “Kosova Today”, Deliu-Kodra e konsideroi situatën si më shumë se shpërfillje dhe theksoi se heshtja e ministrisë “flet shumë”.
Ajo vuri në dukje se kontributi i Thaçit për shtetndërtimin e Kosovës dhe roli i tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si dhe si kryeministër dhe president, nuk mund të zbehet nga ky incident.




