Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lufta kundër Iran mund të përfundojë së shpejti, duke thënë se “nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t’u sulmuar”.
Në një prononcim për Axios, Trump tha se SHBA kanë goditur mbi 5 mijë objektiva në Iran, përfshirë baza ushtarake, sisteme mbrojtëse ajrore dhe objekte të programit bërthamor.
Ndërkohë, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka bërë thirrje për përfundimin e luftës përmes diplomacisë, ndërsa ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz ka deklaruar se operacionet do të vazhdojnë deri në arritjen e objektivave




