Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë në një procedurë të vetme kërkesën e kryeministrit Albin Kurti dhe atë të 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani.
Sekretari i Gjykatës, Veton Dula, njoftoi se kërkesat janë bashkuar për shkak të objektit të njëjtë të çështjes.
Kërkesa e Kurtit ishte dorëzuar më 7 mars, ndërsa ajo e deputetëve më 9 mars, dhe palëve u kërkua të dorëzojnë komentet deri më 12 mars 2026.




