Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka theksuar se analiza e buxhetit tregon se gjatë viteve 2021–2025 janë shpenzuar afër 3 miliard euro në shpenzime kapitale nga buxheti i shtetit.
Sipas tij, pasi të hiqen investimet e komunave, është e vështirë të identifikohen projektet ku janë përdorur këto mjete. Rrugët kryesore rajonale dhe Autostrada e Anamoravës mbeten të papërfunduara, ndërsa dy projekte të mëdha – Hekurudha për Durrës dhe Tuneli Prizren-Tetovë – ende nuk kanë nisur.
“Atëherë, ku janë shpenzuar gjithë këto mjete?” pyet Hoti, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi në shpenzimin e fondeve publike.




