Lidhja Demokratike e Kosovës, nën drejtimin e Lumir Abdixhikut, reagoi pas deklaratave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke theksuar se një organizatë profesionale nuk duhet të përdorë gjuhë dhe referenca politike, përfshirë përqindjet elektorale.
LDK-ja shton se kritikat e saj janë ndaj fenomeneve që devijojnë nga standardet profesionale dhe dëmtojnë besimin publik, jo ndaj medias apo gazetarëve të integruar.
Partia riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e lirisë së medias dhe të shprehjes, duke kërkuar që organizatat profesionale të veprojnë gjithmonë me përgjegjësi dhe paanshmëri në debatin publik.//eo//




