U.d i kryetarit të AKR-së, Vesel Makolli, ka deklaruar se partia nuk është shuar pas pezullimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por kjo ndodhi për shkak se nuk arritën të mbajnë zgjedhjet e brendshme brenda afatit katërvjeçar.
Makolli tha se kanë kërkuar shtyrje të afatit për katër muaj, por kërkesa nuk u aprovua.
Ai sqaroi se pas mbajtjes së zgjedhjeve, AKR-ja mund të garojë sërish si listë e vetme ose në listë me LDK-në, në varësi të situatës.
Komisioni ka dhënë afat 45-ditor për organizimin e zgjedhjeve të brendshme të partisë.




