Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar zhvillimet rreth dekretit të Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje po zhvillon “luftë frontale” ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Sipas tij, kjo është një strategji që ka nisur në dy vitet e fundit për ta delegjitimuar punën e Gjykatës në publik. Ndërkohë, Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars, duke pezulluar procesin pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit.




