Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me homologun e tij belg, Theo Francken, në margjinat e panairit BEDEX 2026 në Bruksel.
Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me fokus në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, trajnime të përbashkëta të ushtrive dhe mundësitë për shkëmbimin e oficerëve për avancim profesional.
Një hap i rëndësishëm u konsiderua akreditimi i Atasheut të Mbrojtjes të Kosovës në Belgjikë, i cili pritet të zyrtarizohet së shpejti dhe do të forcojë bashkëpunimin institucional dhe ushtarak ndërmjet dy vendeve.
Kosova po ndërton partneritete të qëndrueshme me aleatët dhe po avancon me vendosmëri drejt forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes dhe integrimit euroatlantik, duke synuar më shumë siguri, stabilitet dhe zhvillim.




