Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur konkursin për Çmimet Vjetore të Artit dhe Kulturës për vitin 2026, me qëllim vlerësimin dhe promovimin e krijuesve dhe performuesve që kontribuojnë në zhvillimin e artit dhe kulturës në Kosovë.
Institucionet, organizatat, asociacionet profesionale dhe individët mund të propozojnë kandidatë për kategori të ndryshme, duke përfshirë letërsinë, arte skenike, kinematografi, muzikë, art pamor, vallëzim, arkitekturë, si dhe për përfaqësim ndërkombëtar dhe krijues të rinj.
Afati për dorëzimin e nominimeve është 30 ditë nga data e publikimit të konkursit, ndërsa detaje të tjera për kriteret dhe procedurat e aplikimit janë të publikuara në njoftimin zyrtar të ministrisë.




