Shoqata Down Syndrome Kosova sot mirëpriti në qendrën e saj znj. Luljeta Mehmeti – Majore dhe z. Blerim Sadriu – Kapiten nga Policia e Kosovës.
Me këtë rast, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhuruan një donacion financiar prej 1,362 €, shumë e mbledhur me vetë iniciativë nga zyrtarët policorë.
Ky kontribut do të përdoret për shërbimet terapeutike dhe sociale që shoqata ofron pa pagesë në pesë qendrat e saj për personat me sindromën Down.
Nga Down Syndrome Kosova u shpreh mirënjohje për Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj kauzës së tyre, duke theksuar se iniciativa të tilla ndihmojnë në qëndrueshmërinë e shërbimeve që ofrohen për komunitetin.




